Botë e Çuditshme Lifestyle

Prej më shumë se 40 vitesh e ‘dashuruar marrëzisht’, gruaja martohet me ngjyrën rozë!

Një grua së fundmi ka hyrë në histori pasi u martua me ngjyrën e saj të preferuar rozë. Sipas medieve të huaja, Kitten Kay Sera e mbajti ceremoninë martesore në Las Vegas në ditën e Vitit të Ri, më 1 janar. Sera vendosi të bëjë hapin serioz pasi është ‘në një lidhje’ me ngjyrën rozë prej më shumë se 40 vitesh.

Ideja erdhi dy vjet më parë, kur një fëmijë e ‘talli’ atë për veshjen e nuancës së ndritshme.

Një fëmijë më tha: ‘Të pëlqen ngjyra rozë apo jo’? Unë i thashë: “Po, e dua shumë”. Pas kësaj ai më tha se nëse e dua aq shumë pse nuk martohem me këtë ngjyrë. Dhe aty po mendoja se kishte të drejtë.

Në rrjetin e saj social Instagram krahas fotove të publikuara nga ceremonia e organizuar, Kay Sera ka shkruar se:

Unë u martova me ngjyrën rozë. Dasma ime ishte shumë argëtuese.

Që nga postimi në Instagram, kjo foto ka mbledhur më shumë se 2000 pëlqime dhe gjithashtu ka grumbulluar shumë komente mbështetëse. Më pas Kitten postoi një foto të unazës së saj të martesës e cila padyshim ishte rozë.

Dhe nuk kishte si të mungonte torta super e shijshme rozë.

Ju sjellim në vëmendje modelen braziliane e cila çuditi botën disa muaj më parë pasi u martua me veten por që vendosi të divorcohej pas 90 ditësh pasi kishte gjetur dashurinë e re. 33 vjeçarja Cris Galera zuri faqet e para të gazetave në shtator pasi vendosi të kurorëzonte martesën me veten e saj, një akt sologamie, përpara Kishës katolike të Sao Paolos.