Sport

Premier League, sot Chelsea-Manchester United në Supersport

Sot pasdite Premier League ofron duelin Chelsea-Manchester United duke rikthyer rivalitetin e ashpër mes tyre. Edicionin e kaluar, blutë dhe djajtë e kuq e mbyllën në të njëjtën kuotë pikësh, por në fund Red Devils merituan vendin e tretë për shkak të golaverazhit më të mirë. Këtë herë, ekipi i drejtuar nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer ndodhet në pozita edhe më të mira e ka avantazhin e 6 pikëve në tabelën e renditjes.

Te blutë, presidenti Roman Abramovich ndryshoi kursin e ekipit duke shkarkuar trajnerin Frank Lampard, për t’i besuar timonin, teknikut gjerman Thomas Tuchel.

Ndeshja Chelsea-Manchester United luhet në orën 17:30 në Stadiumin “Stamford Bridge” e transmetohet live në Supersport 1. Takimi do të drejtohet nga kryesori Stewart Attwell.