Celebrities Gossip Showbiz

Premtoi por nuk “ndriti” gjë, fansat e zhgënjyer nga Cardi B për këtë arsye!

Fansat e Cardi B së fundmi janë shqetësuar shumë nga mungesa e përgjegjësisë së reperes. Ata janë zemëruar dhe kanë shfaqur një lloj revoltë në rrjetet sociale në lidhje me lançimin e linjës së saj të kukullave, ku 29-vjeçarja së fundmi vendosi se kjo linjë nuk do të dalë në treg. Një përfaqësues i Cardi B tha se arsyeja është vonesa e prodhimit dhe transportit e shkaktuar nga COVID-19, si dhe shqetësimet e vetë artistes për cilësinë e produktit.

Fansat të cilët tanimë kanë shpenzuar 35 dollarë për një kukull kritkuan prodhuesin, markën e kukullave ‘Real Woman Are’ dhe thanë se ndiheshin të mashtruar. Dikush u shpreh se Cardi duhet ta kontrollojë këtë kompani, sepse ky është një mashtrim i qartë.

Shiko sa shumë njerëz mbetën pa kukullën e tyre. Kjo kompani nuk përgjigjet më as në email.

Reperja e famshme njoftoi me rastin e Ditës Ndërkombëtare te Gruas hedhjen në treg të kukullave dhe shkroi se:

Frymëzuar nga unë. Krijuar nga unë. Dizenjuar nga unë. Kjo do të thotë shumë!!

Ndërkaq, “Real Woman Are” filloi të marrë paraporosi për kukullat direkt pas njoftimit. Pas vonesave, kompania njoftoi se do të fillonte t’i dërgonte kukullat në tetor. Por kur dërgesat nuk u realizuan, fansat e shqetësuar dhe klientët e zemëruar kërkuan përgjigje në mediat sociale.

Asnjë kukull nuk është dërguar tek asnjë klient dhe ata vazhdojnë të shesin më shumë pa dhënë ndonjë përditësim për grupin e parë të porosive. Ata madje çaktivizuan komentet në postimin e fundit në mënyrë që të mashtrojnë më shumë njerëz për të blerë. Të gjithëve na u tha fillimisht se ne do t’i merrnim kukullat në korrik, pastaj në shtator, tani nuk kemi fare asnjë të dhënë!

Sipas ‘TMZ’, Cardi B i kërkoi kompanisë që të japë rimbursime për klientët menjëherë nëse nuk e ka bërë tashmë. Përfaqësuesit e reperes dhe kompanisë së prodhimit nuk kanë reaguar ende publikisht.