Bota

Presidencialet në Francë/ Përfundon orari zyrtar i votimit, Exit Poll-et shpallin fitues Macron!

Ka përfunduar zyrtarisht orari i votimit per raundin e dyte të zgjedhjes së Presidentit në Francë. Deri në mesditë, kishin votuar pak më shumë se një e katërta e qytetarëve, pjesëmarrje më e ulët se pesë vjet më pare. Ministria e Brendshme franceze tha se pjesëmarrja deri ne mesdite ishte 26.41%. Kjo shifër është pak më e lartë se 25.48% e regjistruar në të njëjtën kohë gjatë votimit të parë dy javëve më pare, por më e ulët se pesë vjet më parë.

Sakaq është publikuar Exit Poll i parë i rezultateve:

Emmanuel Macron: 58.2 %

Marine le Pen: 41.8%

https://twitter.com/France24_en/status/1518289251984621570?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1518289251984621570%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2022%2F04%2F24%2Fzgjedhjet-ne-france-sondazhet-macron-fiton-edhe-nje-mandat-te-dyte-presidencial-pese-vjecar%2F

Sipas France 24, Emmanuel Macron u zgjodh për një mandat të dytë si president francez të dielën në mbrëmje me 58.2% të votave, sipas një vlerësimi nga instituti i sondazheve Ipsos.

Ndërsa sfiduesja e tij e ekstremit të djathtë Marine Le Pen fitoi 41.8% të votave në zgjedhjet që panë shkallën më të lartë të abstenimit në vend në 50 vjet.

Ndryshe edhe sondazhet e opinionit publik në ditët e fundit kanë sugjeruar që Emmanuel Macron mund të bëhet presidenti i parë francez në 20 vjet që fiton një mandat të dytë.

Si Macron ashtu edhe Le Pen janë përpjekur të marrin 7.7 milionë votat që shkuan për kandidatin e majtë Jean-Luc Melenchon, i cili u mund në votimin e parë më 10 prill.

Për Bashkimin Europian, triumfi i mundshëm i zonjës Le Pen do të shkaktonte të njëjtën tronditje të përjetuar kur britanikët i thanë “PO” largimit nga Unioni, në referendumin e 23 qershorit 2016.

Le Pen këmbëngul se dëshiron të qëndrojë në Bashkimin Europian, por të reformojë Bllokun në një “aleancë kombesh”. Ajo njihet si kundërshtare e ashpër e emigracionit e po ashtu për “flirtet” me Rusinë, madje ka marrë edhe një kredi financiare nga një bankë ruso-çeke.