Bota

Presidenti i Meksikës akuzon SHBA për ‘ndërhyrje’ në çështjet e reformës elektorale !

Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador se deklaratat e Departamentit amerikan të Shtetit mbi reformën e kontestuar elektorale, janë ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.

 “Ata gjithmonë përfshihen në çështje që nuk i takojnë”, tha López Obrador në konferencën rutinë të shtypit, duke shtuar se deklaratat e zyrtarëve amerikane nuk përputhen me politikën e presidentit Joe Biden për “barazi” në marrëdhëniet mes vendeve.

Duke iu drejtuar sektarit të shtetit Antony Blinken, presidenti shtoi më tej se “ka aktualisht më shumë demokraci në Meksikë sesa në SHBA”.

 “Në vend të veprimeve që ndërhyjnë në çështjet tona, nëse ata duan të vazhdojnë politikat duhet të trajtojnë atë që po ndodh në Peru”, tha presidenti, sipas të cilit mbështetja e Uashingtonit për grushtin e shtetit shkel liritë dhe demokracinë e vendit.

Të dielën pas një proteste të mijëra qytetarëve kundër reformës elektorale dhe qeverisë së López Obrador, përfaqësuesi i SHBA për Amerikën Latine, Brian Nichols, tha se ndryshimet ishin “një test për pavarësinë e institucionet elektorale e gjyqësore në vend”.

Ndërsa zëdhënësi i departamentit të Shtetit, Ned Price tha dje se SHBA mbështet “institucione të pavarura në vendet e botës, përfshi dhe Meksikën”.

Reforma e aprovuar javës që shkoi në Kongresin meksikan redukton buxhetin e Institutit Qendror Zgjedhor, i cili do të organizojë zgjedhjet në mesin e 2024.

Më parë López Obrador kishte akuzuar Institutin se po i kushtonte shumë financave publike dhe se në të kaluarën kishte toleruar manipulimet.

“Ata nuk heqin dorë nga këto politika duke besuar se janë qeveria e botës,” insistonte presidenti i majtë, duke shtuar se “në SHBA qeveris oligarkia, kurse në vendin e tij, qytezat”.

Reforma ende përballet me disa padi kundërshtimi në Gjykatën e Lartë.