Aktualitet Politikë

Presidenti i ri/ Balla: Nuk do bëjmë publik emrat e propozuar, ja çfarë fola me Mediun e Dodën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zbardhur bisedën që bëri sot me Fatmir Mediun e Mesila Dodën për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në një konferencë për mediat, Balla u shpreh se Opozita ka kërkuar më shumë kohë dhe se kanë rënë dakort që të shtyhet kalendari. Balla tha më tej se emra nuk mund të konfirmohen ende dhe se fillimisht duhet ndërtuar profili i Presidentit të ardhshëm. Sipas Ballës, vendimi i grupit të Partisë Demokratike po pritet akoma.

Pjesë nga konferenca:

Taulant Balla: Kemi diskutuar lidhur në lidhje me gjetjen e një emri konsensual, kemi marrë një pjesë propozimesh me shumë vlerë, që ndërtojnë një profil të përshtatshëm për kreun e Shtetit. Kemi diskutuar edhe me zonjën Doda, për thirrjen e konferencës së kryetarëve dhe për kalendarin. Konferenca e parë do të jetë në 4 apo 6 maj. Nesër do t’i drejtohemi me një shkresë kryetares së Kuvendit, për të ndryshuar këto afate dhe po ashtu në ditët në vijim do të kemi një konfirmim nga kryetari i grupit tjetër parlamentar, nga zoti Alibeaj. Grupi i PD nuk është mbledhur dhe vendimmarrjae tyre duhet respektuar. Nuk dua tu futem diskutimeve të tjera, duam një proces transparent, dialog gjithë përfshirës dhe kemi arritur në këto vendime. Të vendosim shina të forta për të ecur në këtë proces. Jam shumë optimist se niveli i dialogut mes palëve është i qëndrueshëm sa t’i japë vendit një President koncensual.

Pyetje: Zoti Balla, zoti Mediu deklaroi se ka kërkuar që Opozita të ketë një grup të unifikuar?

Taulant Balla: Nuk e di çfarë ka thënë zoti Mediu, nuk e kam dëgjuar, di që ka propozuar që Opozita të ketë një grup të unifikuar. Mua pak më akuzojn se drejtor Opozitën, tani nuk dua tu futem këtyre diskutimeve. Nuk dua ta paragjykoj sot procesin, Në datën 11 apo 12 maj, i bie të kemi raundin e parë, mund të zgjedhim një president apo presidente me shumicë, ajo që unë dua është një sot kemi çelur procesin për një kalendar dhe fakti që jemi tërheuqr nga propozimi i parë dhe kemi mirëkuptuar opozitën për më shumë kohë, kështu që nuk do tu futemi debateve u shkel apo jo kushtetuta. Kur të kemi mundësi të shkojmë tek emrat, të ketë mbështetjen e Opozitës dhe të maxhorancës.

Pyetje: Ju i keni parë emrat, ka ndonjë të preferuar? Ndërkohë në media ka qarkulluar emri i Mimi Kodhelit…

Taulant Balla: Ne nuk do të bëjmë asnjë emër publik, deri në momentin që të vijë afati. U kam propozuar Alibeajt e Mediut që në takimin e ardhshëm të jetë dhe shoqëria civile, jo për emrin, por për të skicuar modelin.

Balla tha se me opozitën do të ketë një mbledhje javën e ardhshme me kryetarin e përkohshëm të PD-së Enkelejd Alibeajn, ku do të diskutojnë mbi këtë çështje.