Aktualitet Politikë

Presidenti i ri, dalin emrat e propozuar nga PD/Alibeaj flet për procedurën e zgjedhjes!

Kryetari i grupit demokrat, Enkelejd Alibeaj, foli sot për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës:

Ishte mendimi i të gjithë anëtarëve të grupit parlamentar, 26 kolegëve, të gjitha detajet t’ua bëjmë me dije edhe kolegëve tanë që nuk ishin.  Me rëndësi tani për ne nuk janë emrat, por procesi.

Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Do të konsultohemi edhe me aleatët, dëshirat e qëndrimet e tyre, si edhe me emrat eventualë. Vetëm në këtë mënyrë, procesi duhet të ecë.  Nesër do të ketë një tjetër mbledhje, pas konsultimeve. Secili ka pasur lirinë të flasë jo vetëm për profilin, por edhe për emra konkret. Kemi pasur takim me aleatët, i kemi marrë qëndrimet e tyre, do të takohemi sërish. Nesër paradite do të takohemi.

Nuk mora garanci nga Balla dhe Rama, por vetëm të grupit parlamentar të PD-së. E drejta për të propozuar është e opozitës.

Në momentin që ka një shmangie nga detyrimet e marra nga ata, konsiderohet fyerje,  që do të behet edhe publike. Ky është një proces me një palë të tretë, publiku shqiptar!

Për tre orë, grupi parlamentar i PD-së diskutoi emrat e kandidatëve për kreun e shtetit e që do t’i shkojnë maxhorancës për votim në Parlament. Në mbledhje morën pjesë 26 deputetë, jo ata nga Komisioni i Rithemelimit.

Kandidatët:

1.Leonard Demi

2.Arben Çejku

3.Dritan Demiraj

5.Rexhep Uka

6.Halim Kosova

7.Leka Zogu II

8.Visar Zhiti

Më herët gjatë ditës, në emër të Rithemelimit, deputeti Oerd Bylykbashi akuzoi Enkelejd Alibeajn:

Alibeaj pranon që Partia Socialiste të caktojë edhe opozitën, por edhe sa herë ka të drejtë opozita të propozojë kandidatë për president. Alibeaj pranoi marrëveshjen që i ofroi Taulant Balla për llogari të Ramës dhe pa asnjë tagër ka thirrur deputetët e Partisë Demokratike që të legalizojë marrëveshjen e tij personale me Ballën, marreveshje që i siguron Edi Ramës një president kukull me veshje konsensualiteti kallp.