Aktualitet

Presidenti Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer, priten 500 mijë doza të vaksinave anti-COVID!

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar marrëveshjen për blerjen e 500 mijë vaksinave Pfizer që do të shërbejë për luftimin e koronavirusit dhe vijimin e procesit të vaksinimit masiv në vend.

“Shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021””, thuhet në dekretin e Presidentit.

Kjo marrëveshje është votuar më herët në Kuvend me dakordësinë e të dyja palëve, PD dhe PS, ku 500 mijë vaksinat e Pfizer do të shërbejnë për vijimin e  vaksinimit masiv në vend. Kuvendi ka votuar me 126 vota pro, pa asnjë kundër marrëveshjen e re me Pfizer.