Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot ministrat e rinj, Olta Xhaçkën në postin e Ministres për Evropën dhe Punët e jashtme e Niko Peleshin në krye të dikasterit të Mbrojtjes. Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter, njoftoi ndryshimet në qeveri.
Gent Cakaj dha dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryediplomatit në Detyrë. Në më pak se një muaj kjo ishte dorëheqja e dytë e një ministri pas asaj të Sandër Lleshajt që pasoi vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv i Policisë.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e Edi Ramës nga detyra e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Olta Xhaçkës nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes. Po sot, Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e Olta Xhaçkës në detyrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshi në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes.