Aktualitet

Presidenti Meta pret në ambientet e Presidencës, Ambasadorin e Katarit!

Presidenti Ilir Meta ka pritur këtë të premte në ambientet e Presidencës, Ambasadorin e Katarit, Ali Bin Hamad Al-Marri.

Meta thotë, se ambasadori i ka dorëzuar një ftesë të Emirit të Katarit, për të zhvilluar një vizitë zyrtare atje, si dhe të marrë pjesë në Konferencën e Pestë të kombeve të Bashkuara që do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm në Doha.

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi e veçantë të mirëprisja sot Ambasadorin e Katarit, Sh.T.Z Ali Bin Hamad Al-Marri, i cili më dorëzoi personalisht ftesën e Emirit të Katarit, Lartësisë së Tij, Tamim Bin Hamad Al Thani, për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Katar, si dhe për të marrë pjesë në Konferencën e Pestë të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm në Doha.

I kërkova Ambasadorit t’i përcjellë Emirit të Katarit përshëndetjet e ngrohta dhe falenderimin e përzemërt Emirit për ftesën, të cilën e pranova me shumë kënaqësi.

Me këtë rast i shpreha falenderimin dhe mirënjohjen e sinqertë edhe për ndihmat bujare të shtetit të Katarit për Shqipërinë dhe popullin shqiptar ndër vite, si dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve dypalëshe.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/445894850239089