Aktualitet

Presidenti Meta reagon për vrasjet e dy ditëve të fundit në Vlorë, Tiranë dhe Elbasan!

Në një reagim për ngjarjet e fundit kriminale në vend, me tre viktima në dy ditë, Presidenti i Republikës apelon që institucionet të marrin masa të menjëhershme.

Në një postim në Facebook, Ilir Meta shkruan:

Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.

Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhet të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor!

Dy ditë më parë u vra në Vlorë shtetasi Bledar Birçaj. Ai u qëllua për vdekje brenda automjetit të tij. Të hënën në mbrëmje u vra në Tiranë, Mehmet Qema. Për ngjarjen u arrestua shoku i 27-vjeçarit, Marjus Dema, i cili tha se “ngjarja ndodhi nga pakujdesia”. Ndërkaq, mbrëmë në Elbasan u ekzekutua Everest Çaka, si dhe u plagos në dorë bashkëshortja e viktimës.