Politikë

Presidenti Meta vjen me një mesazh të rëndësishëm në ditën e Pavarësisë!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta uron Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Në mesazhin e tij, Meta thekson se: “Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit. 108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Urime për 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit! Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen!”,- shkruan Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Meta Fb