Bota

Presidentja e KE-së: “Europianët të vaksinohen kundër koronavirusit!”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen bën thirrje të shtohen përpjekjet për të bindur europianët të vaksinohen kundër koronavirusit.

Europa duhet ta hedhë pas krahëve pandeminë! Vaksinim do të thotë mbrojtje e liri dhe këtë e dëshmojnë 250 milionë europianë që tashmë janë pajisur me certifikatën e vaksinës.

Për zyrtaren e lartë europiane, fushata e vaksinimit është shndërruar në sukses e tani nuk duhet të dorëzohen!

Ende ka dallime mes vendeve anëtare e ndërkohë po përhapet varianti Delta dhe shumë doza nuk përdoren e qëndrojnë në frigoriferë.

Një ditë më parë, një studim i kryer në Izrael konfirmoi se vaksina anti-COVID e Pfizer-it e ka efikasitetin vetëm 64% në parandalimin e përhapjes së simptomave të Deltës, rënie më 30% krahasuar me të dhënat e muajit maj.

E pikërisht për shkak të variantit Delta që fillimisht u evidentua në Indi, në Britaninë e Madhe parashikimet janë që numri i infektimeve ditore të arrijë në 100 mijë, sidomos pas 19 korrikut. Kjo datë u shpall si “Dita e lirisë” nga kryeministri britanik, Boris Johnson duke nënkuptuar lehtësime të mëtejshme të masave anti-COVID.
Qytetarët duhet të vendosin vetë për mbajtjen e maskës apo distancimin social ndonëse maskat janë me detyrim në spitale e disa vende specifike. Po ashtu lejohen grumbullimet në ceremoni martesore e funerale. Nga kufizimet shpëtojnë gjithashtu baret dhe restorantet në Britani.

Në Europë, përhapja e koronavirusit shqetëson Rusinë ku në 24 orët e fundit u raportuan 737 viktima, sipas një bilanci të dhënë nga autoritetet.

Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, pa marrë parasysh sa të fuqishëm mendoni se jeni, tani është koha të konsideroni ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj! Tani është koha të shqyrtojmë nëse ia vlen të shkosh në burg! Tani është koha për të ndaluar! Askush nuk është mbi ligjin!