Aktualitet

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen në Tiranë!

Në kuadër të një turi ballkanik, Tiranën po e viziton presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në Pallatin e Brigadave, Kryeministri Edi Rama i rezervoi ceremoninë e pritjes dhe pas takimit me të, axhendën e vijon në Presidencë, me Kryetarin e Shtetit, Ilir Meta.

Gjithashtu, pjesë e kësaj axhende është vizita në një shkollë e kopësht të Fushë Krujës që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 e për rindërtimin financoi Komisioni Europian. Kjo vizitë që ka në fokus anëtarësimin europian të vendeve të rajonit do të përmbyllet me një konferencë shtypi me kryeministrin Rama.

Në një reagim në Twitter pas ceremonisë së mikpritjes, Presidentja e KE-së vlerëson progresin e shënuar nga Shqipëria sa i përket reformës në drejtësi e për të nuk ka dyshime se e kemi vendin në Bashkimin Europian.

Shumë e gëzuar që ta filloj në Shqipëri vizitën time në Ballkanin Perëndimor. Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi.

Me progresin e mirë në reformën në drejtësi, Shqipëria ka shënuar arritje të qartë. Tani i takon Bashkimit Europian të veprojë!