Bota

“Pretendimet e Iranit të pavërteta”/ Shtëpia e Bardhë: S’ka marrëveshje me Teheranin për shkëmbimin e të burgosurve!

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë mohoi sot deklaratat iraniane se Uashingtoni dhe Teherani kishin rënë dakord për një shkëmbim të burgosurish.

Gjithashtu theksoi se SHBA është e angazhuar për të siguruar lirimin e amerikanëve të mbajtur në Iran.

 “Pretendimet e zyrtarëve iranianë se ne kemi arritur një marrëveshje për të liruar qytetarët amerikanë të ndaluar gabimisht në Iran janë të pavërteta. Për fat të keq, zyrtarët iranianë nuk humbën kohë duke shpikur një histori dhe pretendimi i tyre do të shkaktojë më shumë dhimbje për familjet e Shiamak Namazi, Emad Sarji dhe Morad Tahbaz,” tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, duke iu referuar qytetarëve iranianë dhe amerikanë Irani.