Bota

Pretendonte se veshjet e saj të mbronin nga COVID-i, gjobitet kompania!

Një kompani australiane e veshjeve është gjobitur me 2,6 milionë funte për shkak të deklaratave se rrobat e tyre “eliminuan dhe ndaluan” përhapjen e COVID-19.

Lorna Jane ka reklamuar se për prodhimin e rrobave të saj përdoret “një tekonologji e re” e quajtur “LJ Shield”, për të parandaluar “transferimin e të gjithë patogjenëve”.

Por, gjykata në vendimin e saj deklaroi se pretendimi i kompanisë ishte “shfrytëzues, grabitqar dhe potencialisht i rrezikshëm”.

Lorna Jane ka deklaruar se e pranon vendimin e Gjykatës, teksa pohoi se ishte mashtruar nga furnizuesi i saj.

“Një furnizues i besuar na shiti një produkt që nuk performoi siç ishte premtuar”, deklaroi shefi ekzekutiv i “Lorna Jane” Bill Clarkson.

Veprimi ligjor u ndërmor nga Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit (ACCC) pasi Lorna Jane filloi tregtimin e veshjeve korrikun e kaluar, gjatë pandemisë COVID-19!