Film & Tv

Prezantohet për herë të parë një çift i së njëjtës gjini në serialin vizatimor “Peppa Pig”!

Së fundmi seriali i njohur vizatimor për fëmijë “Peppa Pig” ka shfaqur për herë të parë një çift të të njëjtës gjini. Në episodin që u transmetua të martën në televizionin britanik, Channel 5, një ari polar i quajtur Penny deklaroi se ka dy nëna.

Unë jam Penny Polar Bear. Unë jetoj me dy nëna. Njëra është mjeke dhe tjetra gatuan spageti. Më pëlqejnë spageti.

Në vitin 2019 ishte nisur një peticion për përfshirjen e një çifti të të njëjtës gjini në këtë serial vizatimor, ndërsa ishin mbledhur gati 24 mijë nënshkrime. Anëtarët e komunitetit LGBT e quajtën Peppa Pig një ikonë homoseksuale pas publikimit të albumit të me këngën “Rainbow, Rainbow” (“Ylber, ylber”).

Së fundmi, disa shtete arabe i kanë kërkuar Netflix që të heqë të gjitha materialet nga platforma e vet, që shkelin vlerat dhe parimet e islamit dhe shoqërisë. Në një deklaratë për mediat, Këshilli i Mediave Saudite dhe Vendeve të Gjirit, një organ monitorues, tha se disa filma dhe seriale, mes tyre edhe ato për fëmijë, bien ndesh me rregullat.

Edhe pse agjencia nuk dha detaje të mëtejshme, televizioni shtetëror saudit shfaqi disa pamje nga seriali “Jurassic World: Camp Cretaceous”, ku dy vajza adoleshente puthen pasi i shprehin dashurinë njëra-tjetrës. Në raportin monitorues përfshihen edhe pamje nga filmi francez “Cuties”, që akuzohet për dhënie të mesazheve të pamoralshme që kërcënojnë rritjen e shëndetshme të fëmijëve.

Sipas ligjeve fetare, marrëdhënia homoseksuale dënohet me vdekje apo rrahje me kamxhik, në varësi të rastit.