Aktualitet Tech

Prezantohet sot iPhone 13, nga komunikimi satelitor te një jetëgjatësi që nuk është parë ndonjëherë…

Apple do të bëjë ditën e sotme prezantimin online të iPhone 13 që do të udhëheqë ‘sagën’ e telefonave që kanë bërë për vete një botë të tërë.

Nga gjithçka që kemi dëgjuar deri më tani, iPhone 13 do të ofrojë një ekran LTPO 120Hz në të dy modelet Pro, jetëgjatësi të përmirësuar të baterisë dhe azhornime të konsiderueshme të kamerave shumë të rëndësishme.

Plus iPhone 13 mund të ketë aftësinë e komunikimit satelitor (megjithëse kjo veçori mund të jetë vetëm për raste urgjente). Ndërkohë sa i përket ngjyrave, sipas “thashethemeve”  të mëparshme  iPhone 13 ka katër opsione ngjyrash për iPhone 13 Pro.

Këto përfshijnë ngjyrën e zezë, argjendi, rozë dhe ari i perëndimit të diellit.