Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Prezantuese në ‘Big Brother VIP Kosova’? Elita Rudi e zbulon për herë të parë…

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Elita herë pas here poston momente nga jeta e përditshme në rrjete sociale dhe kujtojmë se para pak kohësh na ka paralajmëruar se do t’i rikthehet zyrtarisht televizionit dhe pasionit të saj prej të cilit u njoh në publik. Së fundmi bukuroshja ka postuar një ‘Ask’ në ‘Instastory’ për t’ju përgjigjur pyetjeve të dërguara nga ndjekësit e saj, ku një prej tyre ka qenë mjaft interesante. Një prej ndjekësve e ka pyetur se përse nuk e prezanton spektaklin “Big Brother Vip Kosova” që pritet të filloj së shpejti dhe Elita e ka një përgjigje për këtë.

Sepse është caktuar prezantuesi!

Moderatorja ka postuar në Instagram foto të look-ut të saj në sfilatën e stilistit të njohur, Valdrin Sahiti, e cila u mbajt para disa ditësh. Në postimet e saj janë vënë re komentet e disa ndjekësve, të cilët e kanë akuzuar moderatoren për përdorim të ‘photoshop-it’. Këtyre komenteve Elita u është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj trupore, të cilat duken perfekte dhe në këtë mënyrë bukuroshja hedh poshtë të gjitha ‘akuzat’.