Aktualitet

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri: Të jesh gazetar sot, është e rrezikshme!

Zyra e prezencës së OSBE-së në vendin tonë, në Ditën e Lirisë së Medias, thotë se te jesh gazetar është e rrezikshme në ditët e sotme. Në një shënim në mëdiat sociale ambasadori i OSBE-së Vincenzo Del Monaco dhe ambasadorja e Suedisë, Elsa Hostad thonë se ato po punojnë çdo ditë që të garantojnë sigurinë e gazetarëve.

“Është e rrezikshme të jesh gazetar sot. Gazetaret janë më të ekspozuara ndaj ngacmimeve. Media e sigurt është oksigjen për çdo demokraci. Të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e gazetarëve. Në Shqipëri, ne punojmë çdo ditë për këtë“, thonë ambasadori Del Monaco dhe ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad.