Celebrities

Princ George mbushi tetë vjeç por mamaja e tij Kate ndihet e pikëlluar!

Princi William dhe Kate Middleton janë martuar që në vitin 2011. Duka dhe Dukesha kanë tre fëmijë të mrekullueshëm, të cilët jo pak herë i kemi parë në foto të veçanta dhe shumë të ëmbla. Përmes një postimi të bërë në llogarinë e tyre në Instagram ata kanë postuar foton e princit i cili kishte ditëlindjen. Djali i tyre i madh Princi George ka mbushur 8-vjeç. Fotoja është bërë nga mamaja e tij Dukesha Kate e cila me sa duket ka filluar të ndihet e pikëlluar dita ditës për një arsye shumë të fortë.

Në foton e shkrepur po nga Kate, djali i tyre i vogël shfaqet mjaft i lumtur teksa buzëqesh dhe është ulur mbi makinën e tipit “Land Rover” të stërgjyshit të tij Philip. Princit të vogël mesa duket do t’i duhet që të nisë shkollën me konvikt pasi të njëjtën gjë kanë bërë dhe babai, xhaxhai dhe paraardhësit e familjes. Kjo është një traditë e familjes mbretërore dhe mesa duket duhet të vazhdojë. Por ekspertja e pallatit mbretëror Daniela Elser është shprehur si më poshtë.

Në pamje të parë është një foto e ngrohtë, e lezetshme me princin e vogël që një ditë mund të bëhet mbret. Por ajo që e bën këtë imazh kaq interesant është fakti se nënkupton moshën që ka arritur George, moshë në të cilën Harry dhe William u dërguan në shkollë me konvikt.

Ajo shton se mamaja e tij Kate ndihet mjaft e pikëlluar dhe shumë e trishtuar për arsyen se nuk do të mundë dot ta shikojë djalin e saj për një kohë të gjatë. Dukesha gjithashtu mesa duket ka bërë një propozim që djali i saj të ndjekë një shkollë pa akomodim. Për propozimin e bërë prej saj akoma nuk është marrë asnjë vendim.