Celebrities Gossip

Princ William dhe Kate Middleton nuk e ruajnë seriozitetin dhe bëjnë batutën e radhës…

Princ William dhe Kate Middleton bënë shaka ‘pasi sollën motin anglez me vete’ ditën e sotme teksa vazhduan turin e tyre mbretëror në Karaibe me një vizitë në një shkollë në Bahamas. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë një tur mbretëror, teksa ditën e sotme ishin në një shkollë për të takuar nxënësit dhe stafin. Kate e cila mbante veshur një fustan nga Self Portrait dhe aksesorë nga Nadia Irena tha teksa po ecte me një çadër shiu.

Oh Zot. Moti… Na falni ne sollëm shiun e Anglisë me vete.

William vazhdoi më tej:

Ne sollëm motin me vete, apo jo?!

Në fakt ditën e sotme në Mbretërinë e Bashkuar çuditërisht është një mot i ngrohtë dhe njerëzit shkuan në plazhe në Anglinë jugore. Ditën e sotme dyshja pa fëmijë nga shkollat në Bahamas, të cilat u mbyllën për rreth dy vite nga marsi i vitit 2020 deri në janarin e këtij viti për shkak të pandemisë. Në një deklaratë ditën e sotme, Kate Middleon tha:

Shpresoj mos të jeni lagur teksa erdhët deri këtu sot dhe ju kërkojmë falje që sollëm motin britanik me vete. Faleminderit pafund për këtë mikpritje të ngrohtë.

Ajo shpjegoi se tre fëmijët e tyre Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, e adhurojnë të qëndorjnë në det.

Shpresoj që ata të kenë mundësinë të shohim ujërat tuaj të pastër dhe plazhet e bukura sa më shpejt të jetë e mundur.