Celebrities Gossip Showbiz

Princ William në rolin e prezantuesit për një arsye të fortë!

Princi William dhe David Attenborough do të prezantojnë një emision të ri të BBC-së për mjedisin ku shfaqen pionierë të cilët janë njohur për gjetjen e zgjidhjeve inovative për çështjet më urgjente të klimës.

Në një trailer që prezanton dokumentarin, “The Earthshot Prize: Repairing Our Planet”, Duka i Kembrixhit u thotë shikuesve ‘ky është një moment për shpresë, jo frikë’.

Nipi i Mbretëreshës, i cili jeton në Pallatin Kensington në Londër me gruan e tij Kate Middleton dhe tre fëmijët e tyre, do të flasë me fituesit e “The Earthshot Prize”, një konkurs global që ai nisi së bashku me “The Royal Foundation” në tetor të vitit 2020, në serinë me pesë pjesë.

Është pikërisht për këtë arsye që lançova “Earthshot Prize”, çmimin më ambicioz mjedisor në histori. Një dekadë veprimi për të riparuar planetin tonë.

David Attenborough, i cili gjithashtu prezanton shfaqjen, u thotë shikuesve si më poshtë.

Vetëm imagjinoni se çfarë mund të jetë e mundur.

Duke marrë frymëzim nga projekti “Moonshot” i John F. Kennedy i cili avancoi arritjet e njerëzimit, princi emëroi 15 finalistë nga e gjithë bota në fillim të këtij muaji. Fituesit përfshinin një vajzë 14-vjeçare nga India, e cila ka projektuar një karrocë hekurosjeje me energji diellore, kombi i Kosta Rikës, i cili ka qenë pionier i një projekti që paguan qytetarët vendas për të rivendosur ekosistemet natyrore dhe një aplikacion kinez që u lejon qytetarëve të tij të bëjnë që ndotësit të japin llogari.

Seriali i BBC-së do të transmetohet nga 3 tetori, dhe secili episod do të përqëndrohet në një çështje të ndryshme mjedisore, mbrojtjen dhe restaurimin e natyrës, rregullimin e klimës, luftimin e ndotjes së ajrit, ringjalljen e oqeaneve dhe trajtimin e mbeturinave.

Episodet do të transmetohen në kuadër të samitit të Kombeve të Bashkuara për klimën Cop26 të organizuar në Glasgow nga 1 nëntori. Jason Knauf, shefi ekzekutiv i “The Royal Foundation”, tha se shpreson që shikuesit do të frymëzohen nga seriali.

Gjatë një periudhe të paparë dyjavore, audienca e televizionit dhe radios do të frymëzohen nga ajo që ne besojmë se është një nga programet më inovative mjedisore që është krijuar ndonjëherë.