Showbiz

Princesha britanike bëhet nënë për herë të parë!

Princesha britanike Eugenie është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë. Lajmi është bërë publik nga vetë Princesha dhe mediat britanike. Ajo së bashku me bashkëshortin, Jack Brooksbank kanë ndarë një foto në Instagram ku padyshim që ndihen më të lumtur se kurrë.

 

Eugenie, e cila është e dhjeta në radhë të fronit, u martua me Brooksbanks në Chapel St George në Windsor Castle në tetor 2018. Ajo zbuloi se ishte shtatzënë në shtator të vitit të kaluar teksa postoi një foto duke mbajtur në duar një palë këpucë për fëmijë.