Bota Celebrities

Princesha Japoneze Mako dhe burri i saj do të jenë ‘Meghan dhe Harry i ri’?!

Princesha Mako, mbesa 29-vjeçare e Perandorit Naruhito në Japoni, do të martohet me të dashurin e saj Kei Komuro, i cili u diplomua në muajin maj në shkollën Juridike Fordham të Nju Jorkut dhe tani punon për një firmë juridike në Nju Jork. Komuro është kthyer në Japoni për dasmën e tyre. Sipas mediave japoneze të lajmeve ata pritet të martohen në dy muajt e ardhshëm dhe të dy kanë vendosur të kthehen në Nju Jork për të jetuar.

Nje burim pranë tyre ka thënë se dyshja do të jenë “Meghan dhe Harry i Japonisë, duke lënë në mënyrë të diskutueshme një jetë mbretërore, për të filluar një jetë të re në një shtet tjetër”.

Ndërkohë nga ana tjetër Ulrika Yui është shprehur se:

Ne jemi kuriozë të dimë se si mediat amerikane po i afrohen këtij lajmi. Dhe nëse Princesha Mako do të duhet të presë fotografë paparacë rreth saj sapo të vendoset në Nju Jork? Shumë njerëz po përpiqen ta lidhin atë me Princin Harry dhe Meghan, duke e bërë atë një histori të ngjashme. A janë njerëzit amerikanë mikëpritës dhe mezi presin që Princesha Japoneze të shkojë në SHBA? Mediat japoneze kanë qenë shumë të ashpra ndaj saj dhe të fejuarit të saj, por reagimet jashtë shtetit duken pak më ndryshe.

Mako dhe Komuro u takuan në vitin 2012 në një restorant ndërsa ata të dy studionin në Universitetin Ndërkombëtar të Krishterë në Tokio. Ata shpallën fejesën e tyre në 2017 kur gjyshi i saj, Akihito, ishte perandor i Japonisë dhe planifikuan të martoheshinnë vititn 2018.

Por dasma e tyre u vonua nga një mosmarrëveshje financiare mbi 36,000 dollarë në lidhje me  mbështetjen financiare ku përfshihen edhe paratë e shpenzuara për arsimin e Komuro-s. Disa japonezë thanë se martesa duhet të anulohet, ndërsa të tjerët thanë se çifti duhet të ndjekin romancën e tyre.

Duke pasur parasysh që dasma e saj nuk u mbështet plotësisht nga njerëzit, Mako ofroi të refuzonte të gjitha ritualet zyrtare të dasmës dhe një pagesë deri në 1.35 milion dollarë që ajo ka të drejtë të marrë kur largohet nga familja perandorake dhe martohet me një të zakonshëm.

Ata pritet të mbajnë një konferencë për shtyp, pasi të kalojnë dy javë në karantinë, në përputhje me protokollin e vendit COVID-19.