Bota Showbiz

Princesha Mako e Japonisë heq dorë nga froni duke u martuar me një njeri të thjeshtë!

Princesha Mako, mbesa 29-vjeçare e Perandorit Naruhito në Japoni, më në fund u martua me të dashurin e saj Kei Komuro, i cili u diplomua në muajin maj në shkollën Juridike Fordham të Nju Jorkut dhe tani punon për një firmë juridike në Nju Jork. Sipas mediave japoneze ata kanë vendosur të kthehen në Nju Jork për të jetuar.

Princesha Mako hoqi dorë nga titulli, froni, trashëgimia dhe nga gjithçka për dashurinë. Sipas ligjit japonez, anëtaret e familjes perandorake humbasin statusin e tyre pas martesës me një njeri të zakonshëm. Nga ana tjetër për anëtarët meshkuj nuk vlen e njëjta gjë.

Ajo nuk bëri ceremonitë e zakonshme perandorake dhe nuk mori as pagesën e majme që u jepet nga familja vajzave që martohen. Princesha është e para vajzë e familjes që i refuzoi të gjitha për dashurinë. Pas ceremonisë që u zhvillua në heshtje, pritet largimi i saj për në SHBA aty ku bashkëshorti punon si avokat.

Lëvizja e tyre dhe gjithë historia ka sjellë krahasimet e pashmangshme me mbretërorët britanikë Meghan Markle dhe Princin Harry, duke u dhënë të sapomartuarve pseudonimin ‘Harry dhe Meghan i Japonisë’. Edhe bashkëshorti i princeshës u komentua gjatë nga mediat, për çdo hap, si Meghan. Nga ana tjetër në vend ka pasur dhe martesa që kanë qenë kundër martesës së çiftit. Në një konferencë për shtyp, Princesha Mako tha se kërkon falje për çdo telash që u solli njerëzve nga martesa e saj.

Më vjen shumë keq për shqetësimin e shkaktuar dhe jam mirënjohëse ndaj atyre që kanë vazhduar të më mbështesin. Për mua, Kei është i pazëvendësueshëm. Martesa ishte një zgjedhje e nevojshme për ne.

Ndërsa Komuro u shpreh:

Unë e dua Makon. Ne kemi vetëm një jetë dhe duhet ta kalojmë atë me atë që duam. Ndihem shumë i trishtuar që Mako ka qenë në një gjendje të keqe, mendërisht dhe fizikisht, për shkak të akuzave të rreme që i janë bërë.

Mako dhe Komuro u takuan në vitin 2012 në një restorant ndërsa ata të dy studionin në Universitetin Ndërkombëtar të Krishterë në Tokio. Ata shpallën fejesën e tyre në 2017 kur gjyshi i saj, Akihito, ishte perandor i Japonisë dhe planifikuan të martoheshin në vitin 2018.

Por dasma e tyre u vonua nga një mosmarrëveshje financiare mbi 36,000 dollarë në lidhje me  mbështetjen financiare ku përfshihen edhe paratë e shpenzuara për arsimin e Komuro-s. Disa japonezë thanë se martesa duhet të anulohet, ndërsa të tjerët thanë se çifti duhet të ndjekin romancën e tyre.