Bota

Princi Çarls rrëfen këngët e këngëtaret e preferuara!

Diana Ross, Edith Piaf e Barbra Streisand! Tre divat janë mes këngëtareve të preferuara të princit Çarls, i cili për herë të parë tregoi këngët që ka më shumë për zemër.
Këtë zgjodhi ta bëjë gjatë një programi special radiofonik të BBC-së kushtuar personelit shëndetësor e vullnetarëve të angazhuar në luftën kundër koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në listën me 13 këngë të djalit të madh të Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, spikat hit-i, “Givin’ Up, Givin’ In” i grupit The Three Degrees, që sipas vetë fjalëve të mbretit të ardhshëm, dikur i jepte një shtysë të fortë për të kërcyer.

Këngët e preferuara të Çarlsit po transmetohen sot nga Hospital Broadcasting Association, një rrjet stacionesh radiofonikë që administrohen nga spitalet në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu do të shpërndahen në Spotify.

Për një tjetër këngë, “Lulu’s Back In Town” e Dick Powell, në vitin 1935, Princi i Uellsit komentoi se e bënte të lumtur pasi i kujtonte gjyshen.

Por në klasifikimin mbretëror nuk mungon as “Don’t Rain On My Parade” e Barbra Streisand, të cilën Çarls pati mundësinë ta ndiqte në Warner Bros Studios në Kaliforni në vitet ’70 kur ende ishte një ushtarak i ri në bordin e anijes luftarake britanike “HMS Jupiter”.

Të tjera këngë përfshijnë:

Tros Y Garreg/Crossing the Stone nga Catrin Finch

Tydi a Roddaist nga Bryn Terfel

La Vie En Rose nga Edith Piaf

Upside Down nga Diana Ross

The Voice nga Eimear Quinn

The Click Song nga Miriam Makeba

You’re A Lady nga Peter Skellern

La Mer nga Charles Trenet

Bennachie nga Old Blind Dogs

 

They Can’t Take That Away From Me nga Fred Astaire & Ginger Rogers