Bota Celebrities

Princi Harry dhe Meghan Markle udhëtojnë drejt Nju Jork-ut për një arsye shumë të fortë!

Princi Harry dhe Meghan Markle po bëhen gati për udhëtimin e tyre të parë në qytetin e Nju Jork-ut. Duka dhe Dukesha e Sussex pritet që të mbërrijnë këtë javë në Nju Jork përpara se të marrin pjesë në ‘Global Citizen’ që do të mbahet ditën e shtunë. Ky do të jetë udhëtimi i tyre i parë publik që kur u transferuan në Kaliforni, dhe ata do të jenë në Central Park për ngjarjen që pritet të transmetohet drejtpërdrejt.

Nuk mendohet që udhëtimit të tyre t’i bashkohen fëmijët e tyre të vegjël. Ata do të qëndrojnë në Montecito në Calif. Hera e fundit që Harry, ka qenë në Nju Jork ishte në vitin 2013, kur ai u bashkua me Chris Christie pasi Uragani Sandy shkatërroi zonën. Gjatë asaj kohe, Harry gjithashtu promovoi fushatën ‘GREAT’, një program bejsbolli në komunitet që përfshin një partneritet me Fondacionin Mbretëror, të cilin ai më parë e drejtonte së bashku me vëllain e tij, Princin William dhe kunatën, Kate Middleton.

Në muajin maj, Harry dhe Markle vepruan si kryesues të fushatës së ‘Vax Live’, e cila synonte të frymëzojë besimin e vaksinave në të gjithë botën dhe të ndihmonte në marrjen e dozave të tyre kundër COVID-19  tek të gjithë dhe kudo.

Çifti do të marrë pjesë në ngjarjen e kësaj jave në Global Citizen në Nju Jork, nga ku ata do të vazhdojnë punën e tyre urgjente së bashku me udhëheqësit botërorë në lidhje me ndjekjen e barazisë globale për çështjen e vaksinave dhe për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19. Kjo gjithashtu shënon një kthim në punë për Dukën dhe Dukeshën e Sussexes, të cilët kishin marrë disa muaj pushim pas lindjes në qershor të vajzës së tyre, Lili.

Kujtojmë se për këtë kauzë në lidhje me vaksinimin e popullsisë së botës  janë bërë bashkë edhe shtatëdhjetë aktorët e Hollywood-it ku kanë nënshkruar një letër në lidhje me marrjen e masave dhe stabilizimit të gjendjes dhe ekonomisë së botës.