Bota

Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman emërohet kryeministër!

Princi i fuqishëm i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman është emëruar kryeministër, një post që tradicionalisht mbahet nga mbreti.

Djali 37-vjeçar i mbretit Salman bin Abdulaziz, 86 vjeç, shihet tashmë si sundimtar de fakto i shtetit të Gjirit të pasur me naftë.

Një dekret mbretëror që shpallte gradimin e tij nga zëvendëskryeministri dhe ministër i mbrojtjes përmendte një përjashtim nga Ligji Bazë .

Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se masa ishte në përputhje me delegimin e mëparshëm të detyrave të mbretit ndaj tij.

“Princi i kurorës tashmë mbikëqyr organet kryesore ekzekutive të shtetit në baza ditore, dhe roli i tij i ri si kryeministër është brenda këtij konteksti”, tha zyrtari.

Ali Shihabi, një analist saudit i afërt me oborrin mbretëror, postoi në Twitter se promovimi i Mohammed bin Salman “formalizon rolin e tij aktual dhe eliminoi çështjet e mëparshme të protokollit të vjetërsisë me krerët e tjerë të qeverive”, duke shtuar: “Ai renditet tani si kryetar i qeverisë de jure , jo vetëm de fakto”.

Dekreti emëroi një tjetër nga djemtë e tij, Princin Khalid bin Salman, si ministër të ri të mbrojtjes. Një i tretë, Princi Abdulaziz bin Salman, mbetet në rolin kryesor të ministrit të energjisë në eksportuesin më të madh të naftës në botë.

Pak njerëz jashtë Arabisë Saudite kishin dëgjuar për Mohammed bin Salman përpara se babai i tij të bëhej mbret në vitin 2015.