Celebrities Gossip

Princi William anuloi planet në çastet e fundit, si e përjeton Kate Middleton?!

Nata e festës më të madhe të vitit është vetëm pak larg, ndërsa përgatitemi për të mirëpritur një vit të ri. Në vitin 2006, para se të martoheshin, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kishin plane për të pritur së bashku vitin e ri. Princi William i kishte kaluar Krishtlindjet me familjen mbretërore në Sandringham si zakonisht, dhe plani kishte qenë të udhëtonte për t’u takuar me Kate për të kaluar Vitin e Ri me familjen Middleton.

Por sipas një libri, Kate mbeti duke qarë kur William anuloi planet e tij në minutën e fundit, duke e lënë atë të frikësohej për të ardhmen e marrëdhënies së tyre. Në librin e saj të botuar në vitin 2011, “The Making of a Royal Romance”, autorja mbretërore Katie Nicholl pretendon se William i kishte premtuar Kate se do t’i bashkohej familjes së saj, por vendosi të qëndronte me familjen e tij në vend të kësaj, duke e informuar atë në telefon. Katie shkruan:

William kishte patur mendime të dyta dhe u ul me babanë dhe gjyshen e tij për të patur një diskutim të sinqertë për të ardhmen e tij me Kate. Të dy e këshilluan atë të mos nxitonte për asgjë.

Javë më vonë në vitin 2007, Kate dhe William u ndanë dhe burimet më vonë thanë se Mbretëresha ishte e zhgënjyer nga ndarja. Por ndarja dukej se ishte jetëshkurtër pasi javë më vonë, William dhe Kate u panë duke u puthur në një festë ushtarake në Bovington. Në korrik të vitit 2007, Kate dhe vëllai i saj James u panë në Koncertin për Dianën, të mbajtur në Wembley për të shënuar 10 vjet nga vdekja e nënës së William, Princeshës Diana.