Gossip Showbiz

Princi William dhe Kate Middleton, së shpejti prindër për herë të katërt?!

Dukesha e Kembrixhit dhe Princi William, janë prindër të tre fëmijëve dhe gjithmonë kanë shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë të katërt. Së fundmi po përflitet se dukesha Kate dhe Princi William po planifikojnë të bëhen prindër përsëri.

Disa burime të huaja si ‘Us Weekly’ dhe ‘Us Magazine’ shkruajnë se Kate dëshiron që familjes t’i shtohet edhe një pjesëtar tjetër. Ajo e kishte në mendje që përpara pandemisë, por tani që ka dritë në fund të tunelit me gjetjen e vaksinës dhe Princi George e Princesha Charlotte do rikthehen në shkollë në Prill, Kate ndihet gati. I mori pak kohë të bindte Williamin. Ai mendon se tre fëmijë mjaftojnë. Por dëshira e Kate për të patur katër fëmijë, bëri që edhe ai ta pëlqejë si ide sepse i pëlqen familja e madhe.

Gjithashtu, çifti mund të përfitojë nga kthimi në normaliteti duke ecur përpara me planet e tyre për të bërë një foshnjë. Kate dhe William tashmë kanë tre fëmijë: Princi George 7-vjeç, Princesha Charlotte 5-vjeçe dhe Princi Louis 2-vjeç.