Lifestyle

Principata e Seborgës me 300 banorë që dëshiron të bëhet shtet i pavarur!

Mbi një kodër paqësore e piktoreske në rivierën italiane ndodhet një fshat i vogël me një ëndërr të madhe: të bëhet një shtet i pavarur. Principata e Seborgës e ka tashmë flamurin, Himnin Kombëtar, pasaportat, vulat, monedhën dhe sigurisht, edhe monarkun e vet dhe shpreson që një ditë të fitojë njohjen ligjore, të cilën e kërkon që prej viteve 1960.

Sidoqoftë, për momentin, Seborga është thjesht një katund në veri të provincës italiane Imperia, pranë Francës, me vetëm 300 banorë, në një sipërfaqe prej gati 13 kilometrash katrorë. Rruga që të çon në qendër të fshatit ka një kufi jozyrtar, ku qëndron flamuri dhe zakonisht edhe një i vetëshpallur roje kufitare.

Fshati alpin që nuk përdor makina. E pozicionuar mbi kodër, nga Seborga sheh pamje spektakolare të rivierës, si dhe Principatës së Monakos, ndoshta mikroshteti më i famshëm në botë dhe frymëzimi i Seborgës për pavarësi. Aty, monarkia nuk është e trashëgueshme, zgjedhjet mbahen çdo 7 vite dhe Princesha Nina është gruaja e parë që mban këtë post. E lindur në Gjermani, Nina Döbler Menegatto jetonte në Monako kur zbuloi Seborgën 15 vite më parë me ish-bashkëshortin e saj dhe ish-Princin, Marcello I, i cili abdikoi në vitin 2019.

I izoluar nga bota, në këtë fshat ku nuk flitet italisht. Pretendimet për pavarësi nisën në vitet 1960, kur Giorgio Carbone, mësoi mbi historinë e qytezës dhe gjeti diçka të befasishme. Seborga u ishte dhuruar fillimisht priftërinjve benediktinë në vitin 954, ndërsa në vitin 1729 ata ia shitën Mbretit të Sardenjës, e cila më pas do të bëhej pjesë e Mbretërisë së Italisë. Por, sipas Carbones, nuk ka asnjë akt shitjeje, pra Seborga nuk ka qenë kurrë ligjërisht pjesë e Italisë. Graziano Graziani, ekspert italian në mikroshtete tha se:

Është e vështirë të mendosh se, thuajse 300 vite më vonë, mungesa e dokumenteve të shërbejë si bazë e nismës ligjore për të marrë njohje. Sidoqoftë, komuniteti që beson në pavarësinë e Seborgës e bazon kërkesën pikërisht në këtë pikë. Gjykata Kushtetuese Italiane dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të të Njeriut, e kanë refuzuar më parë kërkesën e fshatit, por Princesha është e vendosur. Sigurisht që nuk është çështje e lehtë. Nuk do të ndodhë sot, apo nesër, por nuk është e pamundur. Shikoni si u realizua Brexit. Princesha Nina e pranon se e gjithë kjo histori i bën mirë biznesit. Është diçka fantastike për turizmin, të mos e mohojmë. Kush nuk dëshiron të vizitojë një përrallë, të takojë princeshën dhe karrocën me kalë?

Princesha thekson se nuk ka asgjë të paligjshme në aktivitetet e “Principatës”, pasaportat janë thjesht për qejf dhe monedha vendase, Luigino, pranohet vetëm në dyqanet e fshatit, por jashtë tij, është vetëm një suvenir. Megjithatë, Giorgio Carbone, i cili sundoi Seborgën deri në vdekjen e tij në vitin 2009, i çoi gjërat në tjetër nivel. Në vitet 1960 ai mbyllte kufirin dhe nuk lejonte askënd të ngjitej, nuk pranonte t’i paguante taksa Italisë.

Italia gjithsesi ka në Seborga një autoritet të vetin, një këshill të fshatit të përbërë nga 9 banorë vendas dhe një kryetar që zgjidhet rregullisht si në çdo rajon të Italisë. Princesha Nina thotë se:

Zyrtarisht, duhet të ishim në luftë me njëri-tjetrin, por jozyrtarisht, jemi miq.