Celebrities Gossip

Princit Andrew i heqin të drejtat mbretërore dita-ditës!

Shumica e festimeve mbretërore tregojnë anëtarët e familjes që shfaqen në ballkonin e Pallatit Buckingham për të përshëndetur turmat. Kështu që ka të ngjarë që familja do të mblidhet në ballkon për të përshëndetur fansat mbretërorë në qershor gjatë festimeve të Jubileut Platinum të Mbretëreshës.

Megjithatë, një anëtar i familjes që nuk do të dalë në ballkon është Princi Andrew. Ai është privuar nga disa gjëra tashmë, teksa gjithashtu i janë hequr edhe titujt mbretërorë. Ndërkohë, në fillim të këtij muaji, një deklaratë nga Pallati Buckingham konfirmoi se Duka i Jorkut nuk do të merrte më pjesë në asnjë detyrë publike.

Kjo vjen pasi ai përballet me një gjyq civil në Nju Jork pas akuzave për abuzim seksual të bëra kundër tij. Ai i mohon me forcë pretendimet. Megjithatë, nuk do të jetë hera e parë që Andrew nuk ka qenë i pranishëm gjatë një paraqitjeje në ballkon mbretëror.

Në vitin 2012, Mbretëresha po festonte Jubileun e saj Diamanti prej 50 vjetësh në fron dhe ishte planifikuar një paraqitje nga familja mbretërore në ballkonin e Pallatit Buckingham. U raportua se Charles kishte një rol në vendimin që vetëm anëtarët e familjes mbretërore, të tillë si Dukesha e Cornwall, Princi William dhe Dukesha e Kembrixhit, të shfaqeshin në ballkon, duke e lënë Andrew të tronditur.