Lifestyle

Prindër kujdes, ja rastet se kur nuk duhet t’i llastoni fëmijët duke iu dhënë para!

Ekspertja e prindërimit, Lisa Bunnage, shpesh ndan këshilla për rritjen dhe përkujdesin e duhur të fëmijëve në profilin e saj në TikTok që ka mbi gjysmë milion ndjekës. Së fundmi, ajo është bërë virale me një video, në të cilën u kërkoi prindërve të mos u japin fëmijëve të tyre para kur u kërkojnë që t’i bëjnë punët e shtëpisë.

Kurrë nuk duhet t’i paguani fëmijët tuaj që t’i pastrojnë gjërat e veta. Gjërat si vendosja në vend e rrobave janë gjëra që ata duhet t’i bëjnë gjithsesi.

Megjithatë, Lisa beson se paratë e xhepit janë diçka që duhet t’u jepet fëmijëve, sepse do t’i mësojë ata si t’i menaxhojnë paratë dhe si t’i shpenzojnë ato me përgjegjësi, por me kusht që të mos jetë si shpërblim për kryerjen e punëve në shtëpi. Bunnage filloi t’u mësonte fëmijëve të saj rëndësinë e menaxhimit të parave që në moshën 3-vjeçare.

Fëmijët kanë të drejtën e zgjedhjes për atë që blejnë, por ata nuk mund thjesht të marrin 100 dollarë dhe të blejnë karamele. Duhet të vijnë tek unë dhe të më thonë se çfarë duan të blejnë. Ata kanë mësuar të bëjnë dallimin midis asaj që u nevojitet dhe asaj që duan. Me fjalë të tjera, dinë të shpenzojnë me mençuri, i kuptojnë dhe i respektojnë paratë.