Health & Beauty

Prindër mbani vesh, pasojat e qëndrimit natën vonë tek adoleshentët nuk do t’ju pëlqejnë aspak!

Të flini nga shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të mirë. Dhe tani, ekspertët besojnë se adoleshentët që flenë pak orë janë në rrezik më të lartë të një sëmundjeje vrasëse. Ekipi në Suedi zbuloi se të rinjtë që flenë më pak se shtatë orë në natë kanë deri në 40 për qind më shumë gjasa të zhvillojnë sklerozë të shumëfishtë (MS) më vonë në jetë sesa ata që marrin pushim adekuat.

Qëndrimi i gjatë natën vonë në mediat sociale mund të jetë fajtor, thanë ekspertët. Gjendja autoimune, e cila prek rreth 100,000 britanikë, shkatërron mbulesën mbrojtëse të nervave. Kjo mund të shkaktojë humbje të shikimit, dhimbje kronike, lodhje dhe koordinim të dëmtuar. Shancet për të zhvilluar këtë gjendje ndikohen nga faktorë gjenetikë dhe mjedisorë, duke përfshirë duhanin, peshën e adoleshentëve, thanë studiuesit.

Studiuesit analizuan modelet e gjumit të mbi 5000 të rriturve gjatë viteve të tyre të adoleshencës disa me dhe disa pa MS. Ata që flinin mesatarisht më pak se 7 orë gjumë çdo natë kishin një rrezik 40 për qind më të lartë për të zhvilluar më pas MS. Sipas National Health Service, adoleshentët kanë nevojë për rreth nëntë deri në 10 orë gjumë në natë. Ndërsa ata që thanë se kishin gjumë të dobët gjatë viteve të adoleshencës kishin një rrezik 50 për qind më të lartë për të zhvilluar këtë gjendje.

Vetë MS nuk është zakonisht fatale, por çrregullimi mund të rrisë rrezikun e komplikimeve kërcënuese për jetën, si infeksionet e rënda ose vështirësitë në gëlltitje, që mund të krijojnë skenën për pneumoni. Jetëgjatësia për njerëzit me këtë gjendje është rreth pesë deri në 10 vjet më e shkurtër se sa për popullatën e përgjithshme, por ky hendek po bëhet më i shkurtër ndërsa trajtimet dhe kujdesi vazhdojnë të përmirësohen. Duke komentuar studimin, studiuesit thanë:

Gjumi i pamjaftueshëm dhe cilësia e ulët e gjumit gjatë adoleshencës duket se rrisin rrezikun e zhvillimit të mëvonshëm të MS. Gjumi i mjaftueshëm restaurues, i nevojshëm për funksionimin adekuat të imunitetit, mund të jetë kështu një tjetër faktor parandalues kundër MS.

Ata gjithashtu shpjeguan se teknologjia dhe aksesi në internet kontribuojnë në gjumin e pamjaftueshëm midis adoleshentëve dhe ‘përfaqësojnë një çështje të rëndësishme të shëndetit publik’.