Bota Lifestyle Tech

Prindër të dashur, mësoni se çfarë kërkuan fëmijët tuaj gjatë këtyre muajve në internet!

Mirësevini në ‘ferrin’ e Backrooms, videoloja horror e lojtarit të vetmuar, krejtësisht të shkëputur nga realiteti, i cili detyrohet të përballet i vetëm me kërcënimet më të tmerrshme. Kjo gjithashtu është videoloja më e kërkuar në internet nga fëmijët në pranverën e vitit 2022, sipas një studimi të ri nga ‘Kaspersky Safe Kids’ midis marsit dhe majit.

Është një videolojë horror, jashtëzakonisht e popullarizuar gjatë muajve të fundit, me nivele të shumta eksplorimi për lojtarët. Por sigurisht që fëmijët nuk kërkojnë vetëm lojëra në internet, por edhe filma, shfaqje televizive, muzikë, blogerë të veçantë. Ata u argëtuan shumë nga shuplaka e famshme në Oscar e Will Smith për Chris Rock, mosmarrëveshja ligjore mes Johnny Depp dhe Amber Heard, thashethemet për çiftin e famshëm Spiderman, Zendaya dhe Tom Holland.

Në fushën e muzikës, videot që ata panë më shumë në YouTube ishte kënga e Psy “That That” me yllin e BTS Suga. Gjithashtu videon “We Don’t Talk About Bruno” nga Encanto. Në fushën e animacionit, vëmendjen e tyre e tërhoqi kanali ‘My Story Animated’, i cili përmban histori të animuara të dërguara nga adoleshentët. Ndër më të ndjekurat nga fëmijët ishin gjithashtu ‘The Bad Guys’, ‘Sonic the Hedgehog 2’, ‘Rock Dog 2’, ‘Heartstopper’.

Ata ishin më të interesuar për softuer, audio dhe video (43.6%), më pas renditej komunikimi nëpërmjet internetit (17.2%) dhe tregtia elektronike (16.1%). Aplikacionet më të preferuara në Android ishin YouTube (31.6%), TikTok (19%) dhe WhatsApp (18.3%).

Në programet Windows, Google Chrome u rendit i pari (44,7%). Microsoft Edge u rëndit i dyti me 12.6% dhe i treti u rëndit platforma e mesazheve Discord 9.8%. ‘Kaspersky’, një kompani ndërkombëtare e sigurisë digjitale, këshillon prindërit që të jenë më të kujdesshëm dhe të mbikqyrin aktivitetet e fëmijëve të tyre që në moshë të hershme dhe të diskutojnë çështjet e sigurisë me ta.