Health & Beauty Lifestyle

Prindër, vëmendje! Këto janë gjërat që duhet t’i mësoni fëmijëve për t’i mbrojtur ata nga rrëmbimi!

Sado e trishtueshme të jetë, fëmijët rrëmbehen dhe kjo ndodh më shpesh sesa mund të mendoni. Pra, është e rëndësishme të merrni masa paraprake dhe t’u mësoni fëmijëve tuaj se kujt mund t’i besojnë dhe çfarë duhet të bëjnë nëse dikush dëshiron t’i çojë diku pa dijeninë tuaj. Pra, më poshtë po ju listojmë gjërat që duhet t’ja përsërisni çdo ditë fëmijës tuaj:

1. Rreziku nuk vjen gjithmonë nga një i huaj.

Mund të jetë e vështirë për një fëmijë të kuptojë se kush është një i huaj dhe kujt mund t’i besojë. Ata mund të imagjinojnë dikë me pamje të frikshme, por jo gjithmonë duket kështu një person që mund t’i lëndojë ata. “Të huajt” gjithashtu mund të duken të këndshëm dhe miqësorë. Në fakt, është më i shpeshtë rasti që fëmijët rrëmbehen nga dikush që ata në të vërtetë e njohin dhe nuk e konsiderojnë të huaj.

2. Kë të konsiderojë një të rritur “të sigurt”.

Bëni një listë të njerëzve që fëmija juaj mund t’u besojë si njerëz që mund t’i marrin nga shkolla ose të vijnë pranë shtëpisë tuaj edhe nëse fëmija juaj është vetëm në shtëpi. Mund të jetë një i afërm, një fqinj që ju e njihni mirë, ose një kujdestare fëmijësh.

Tregojini fëmijës tuaj për ta dhe thojini që nëse dikush tjetër vjen ose i afrohet jashtë, nuk është e sigurt të flisni me të. Ju madje mund të zgjidhni një fjalë kod që e dini vetëm ju, fëmija juaj dhe njerëzit “e sigurt”. Në këtë mënyrë mund të jetë më e lehtë për fëmijën tuaj të kuptojë se kujt t’i besojë.

3. Vraponi në drejtim të kundërt të makinës.

Mësojeni fëmijën tuaj se nëse ndiqet nga dikush që drejton një makinë, ai duhet të vrapojë në drejtim të kundërt. Në atë mënyrë, makina do të duhet të kthehet dhe fëmija juaj do të ketë më shumë kohë për të ikur.

4. Kërkoni një nënë me fëmijë.

Nëse asnjë nga “njerëzit e sigurt” nga lista juaj nuk është aty dhe fëmija juaj është i humbur, thuajini të kërkojnë një nënë me fëmijë dhe kërkoni ndihmën e tyre. Ata gjithashtu mund të përpiqen të gjejnë një oficer policie.

5. Lërini të tjerët të dinë që jeni në rrezik.

Thuajini fëmijëve tuaj të bërtasin për diçka që do t’i alarmonte të tjerët, si: “Më lini vetëm! Nuk të njoh!” ose: “Ku janë mami dhe babi im? Ndihmë!”

6. Është në rregull të prishësh gjërat.

Nëse ulërima nuk është e mjaftueshme dhe ata duhet të tërheqin më shumë vëmendje, fëmija mund të përpiqet të jetë shkatërrues. Për shembull, ata mund t’i rrëzojnë gjërat nga rafti nëse janë në një dyqan, ose të thyejnë dritaren e makinës me një gur.

7. Si të thuash “jo”.

Fëmija juaj duhet ta dijë se është në rregull t’i thuash “jo” një të rrituri nëse nuk është prindi i tij ose një person “i sigurt”. Mund të jetë e vështirë për një fëmijë të jetë këmbëngulës dhe të kundërshtojë një të rritur, por ju duhet t’i mësoni se si ta bëjnë këtë. Ju madje mund të luani skenarë të ndryshëm me fëmijën tuaj, si përshembull, si do të përgjigjet nëse dikush i afrohet, i ofron karamele ose kërkon ndihmë.

8. Siguria online është po aq e rëndësishme.

Flisni me fëmijën tuaj për atë që bëjnë në internet, cilat aplikacione përdorin dhe me cilët njerëz flasin. Sigurohuni që ata e dinë që të qenit në internet mund të jetë gjithashtu e rrezikshme dhe se ata duhet të jenë të kujdesshëm duke folur me të huajt. Të dy mund të siguroheni që njerëzit në internet janë në të vërtetë të njëjtët njerëz në jetën reale si miqtë ose anëtarët e familjes.