Celebrities Gossip Showbiz

Prisni sa të prezantoheni me “çiftin” më të ri të showbiz-it!

Prindërit VIP gjithmonë sigurohen që fëmijët e tyre të marrin vëmendjen e tyre e madje shpesh kemi parë personazhe që ju krijojnë llogari personale (të menaxhuara nga vetë ata) për të treguar momentet më të bukura të tyre.

Së fundmi, kryefjalë e portaleve janë bërë pikërisht fëmijët e dy prej çifteve më të përfolura, bëhet fjalë pikërisht për Sara Hoxhen dhe Ledri Vulën dhe Almeda Abazi me Tolgahan Sayisman. Mesa duket prindërit duan të bëjnë ‘krushqi’ me një- tjetrin dhe kanë krijuar një çift të ri, padiskutim në formë shakaje.

Almeda ka publikuar një Instastory në rrjete sociale teksa tregon një fotografi të djalit të saj, Efehan dhe Poemës, vajzës së Ledri dhe Sarës. Krahas saj aktorja bukuroshe shkruan:

E gjetëm nusen ne. Efehan & E bukura Poem

Rikujtojmë se, para pak ditësh, me anë të postimeve të shumta në Instagram, Tolgahan ka zbuluar se çifti ndodhej në jugun e Shqipërisë, në Vlorë. Në këtë formë ai promovoi bukuritë e vendit tonë tek ndjekësit e tij, të cilët janë nga e gjithë bota.

Por Almeda përveçse ka postuar pamje nga peisazhet e bukura, ndau me ndjekësit e saj dhe një video ku shfaqjt e përqafuar me Tolgahan.