Celebrities Gossip Showbiz

Prisni se vera nuk ka mbaruar ende! Dafina do të bashkojë forcat me këtë reper shumë të njohur

Dafina Zeqiri është padyshim një nga këngëtaret më të mira që ka vendi ynë dhe këngët e saj gjithmonë arrijnë të bëhen hite dhe të mos zhgënjejnë ndjekësit e saj. Mbrëmjen e ditës së djeshme në një koncert në Vushtrri, Dafina ka dhënë lajmin më surprizues që mund të prisnim nga kjo verë. Ajo zbuloi për fansat e saj se do të sjellë shumë shpejt një bashkëpunim me reperin Lyrical Son.

Dy artistët nuk kanë patur më herët ndonjë bashkëpunim bashkë. megjithatë ne sapo dëgjuam lajmin na erdhi era hit dhe mezi po presim detajet e këngës dhe ditën e publikimit.

Kjo verë duket të jetë e bashkëpunimeve, pasi Dafina gjithashtu pritet këto ditë të publikojë këngën e saj më të re në bashkëpunim me Arilenën. Ndërkohë që, kënga e saj e fundit është ‘Pa ty’, një hit i padiskutueshëm i këngëtares, refreni i të cilës këndohet ngado. ‘Pa ty’ ka plot 22 milion klikime dhe renditet në vendin e 11-të në klasifikimin e ‘The Top List”.

31/07/2021

Nga ana tjetër, Lyrical Son para vetëm dy javësh lançoi këngën më të re, sërish një bashkëpunim me reperin Mc Kresha me të cilin prej shumë vitesh bashkëpunon tanimë. ‘Dilëm jasht’ numëron afro 1 milion klikime e gjysmë.