Aktualitet

Priten përmbytje në disa zona, shiu, shpresa për t’i shpëtuar fashës 800 kWh

Veriu i Shqipërisë është përfshirë nga reshje të dendura shiu që priten të ndalen në mesin e javës që vjen. Lajm i mirë ky për shqiptarët, pasi nga reshjet e shiut varet edhe fasha 800 kWh, e cila është shtyrë për shkak të kushteve të favorshme hidrike të kaskadës.

Meteorologia e Metoalb, Lajda Porja tha se reshjet do të nisin që nga mbrëmja e sotme dhe do të vazhdojnë në fundjavë.

Porja tha se sikurse ishte parashikuar, 80% e reshjeve të këtij viti do të bien gjatë kësaj periudhë dhe situata do të përmirësohet në fund të nëntorit.

Situata më problematike do të jetë në vendet si Shkodra Lezha, Durrësi, Vlora, Fieri dhe Berati, ku në disa zona priten edhe përmbytje për shkak të reshjeve të mëdha.

“Ka një përmirësim të përkohshëm, por sonte gjatë natës të ketë reshje të shiu. Fundjava, e hëna e marta dhe e mërkura priten reshje shiu. Problematike në jug do të shfaqet Vlora. 80% e reshjeve të vitit bien gjatë kësaj periudhë. Do të vijojë përmirësimi në situatën e korporatës energjitike, në shumë zona të ultësirës perëndimor priten përmbytje.

Sonte presim fortësim të ndjeshëm të erës. Në det akoma më shumë që do të sjellë pezullim tregtar në

Nga dita e enjte deri në fund të nëntorit do të pushojnë reshjet e shiut dhe do ulen temperaturat.

Në zonat Shkodra Lezha, Durrësi, Vlora, Fieri dhe Berati do të marrin sasinë më të madhe të reshjeve. Në Korçë reshjet pritet të jenë normale”- tha Lajda Porja.