Pasò Sport

Pritet shembja e një tjetër godine, Pallati i Sportit Asllan Rusi

Mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin sportiv “Pasó”, deputeti Fidel Ylli.

Në një intervistë për Top Albania Radio, Ylli foli gjerë e gjatë për rëndësinë e sportit në vend. Pasi iu përmend gjendja e mjerueshme e Pallatit të Sportit Asllan Rusi, ai zbulon se do të bëhet së shpejti një ndërtesë e re.

Ka qenë maji i 1962- shit, kur kanë filluar punimet për ndërtimin e një pallati sporti në Tiranë.

Ndërkaq, Fidel Ylli rrëfen gjithashtu se Pallati i Sportit dikur ka qenë një hambar, por u bë ai që është sot edhe ideja ishte e Petrit Dumes.

Do ta bëjmë edhe këtë që është do prishet edhe ky, është lajm! Do gjejmë mënyrën e financimit, do të bëhet Pallat Sporti.