Aktualitet

Pritet të jepet sot vendimi për Saimir Tahirin

Sot pritet vendimi për Saimir Tahirin. Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit kërkoi kohë dhe pritet të shprehet në orën 13:00. Në seancën e 11 Qershorit u lexuan konkluzionet e Prokurorisë që nuk u tërhoq nga akuzat dhe kërkesa për 12 vjet burg ndaj ish-Ministrit të Brendshëm. I akuzuar pas arrestimit të pjesëtarëve të grupit Habilaj për trafik ndërkombëtar droge, Tahiri u dënua me tre vite burg me shërbim prove. Por e apeloi vendimin, sikurëse dhe Prokuroria.