Tech

Pritet të lançohet në Shtator, ja si duket iPhone 13!

Edhe pse iPhone 12 nuk ka shumë që ka dalë në treg, thashethemet brenda kompanisë Apple dhe blogerëve afër saj, flasin se në muajin shtator mund të kemi serinë e re iPhone 13.

Për momentin priten katër modele: iPhone 13, iPhone 13 Mini, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max. Por, nuk mund të jemi të sigurt që emri iPhone 13 do të jetë përfundimtari. Burime brenda kompanisë lënë të kuptohet se se Apple mund të shkojë me iPhone 12S, duke nënkuptuar vetëm një azhornim të vogël teknik nga iPhone 12, si dhe me disa ndryshime të tjera si implementimi i rrjetit 5G dhe një riorganizim i dizajnit.

Veçohet se ndryshim i dukshëm është  pjesa ku vendoset kamera parësore në ekran e cila do të zvogëlohet. Kjo pjesë e ekranit përmban Face ID, teknologjinë e skanimit të fytyrës. Sipas ekspertëve të teknologjisë mendohet që ky model i ri do të rikthejë sërish teknologjinë e Touch ID.

Blogeri japonez “MacOtakara”, ka ndarë me ndjekësit e tij një model të ngjashëm të iPhone 13 . Blogeri është i njohur për shpërndarjen e informacioneve nga Apple në botën e teknologjisë dhe zbulon dizajnet sekrete përpara publikimit të tyre zyrtar.
Sipas tij, pjesa ku është vendosur kamera ballore do të zvogëlohet nga 34.83 mm në vetëm 26.8 mm dhe lartësia e saj do të rritet nga 5.3 mm në 5.35 mm. Kjo do të thotë se do të jetë më i gjatë dhe dukshëm më i gjerë. Zvogëlimi i kësaj pjesë do i japë përdoruesve të iPhone, më shumë hapësirë në ekran.

Apple nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me këto ndryshime dhe nuk mendohet se do kemi një deklaratë zyrtare nga kompania deri në zbulimin zyrtar në muajin Shtator.