Celebrities Gossip Showbiz

Priyanka Chopra injoron totalisht prezencën e Prince William dhe Kate Middleton!

Një video e mikeshës së ngushtë të Meghan Markle, aktores Priyanka Chopra po bën xhiron e rrjetit. Nga pamjet u duk se Priyanka injoroi plotësisht Prince William dhe Kate Middleton ndërsa ishin në stadiumin Wimbledon. Aktorja 38-vjeçare, zgjodhi që të merrej me rregullimin e shallit të saj, teksa Duka dhe Dukesha e Kembrixhit u ulën në vendet e tyre duke u duartrokitur nga turma e tifozëve.

Fotografitë e publikuara shfaqin Priyanka-n që duket se heq vështrimin nga çifti mbretëror ndërsa qëndronte në tribunë kur ata u takuan me personazhe të tjerë të famshëm pas lojës. Disa vëzhgues të sjelljeve u shprehën se ky ishte një gjest i qëllimshëm pasi Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle bëri disa deklarate kundrejt Kate Middleton gjatë intervistës së saj për Oprah Winfrey.

 

Megjithatë, ka të ngjarë që Priyanka mund të mos e ketë parë çiftin teksa hynin në “Royal Box”, ose ajo nuk ishte në dijeni të duartrokitjes së tifozëve. Disa fansa të familjes mbretërore sugjeruan që mosreagimi i saj ndaj duartrokitjeve ishte i qëllimshëm.

Duke parë sjelljen e saj, një person në rrjetet sociale tha:

Mua më mjafton mënyra se si Priyanka as nuk shihte në drejtim të tyre.

Një tjetër shkroi në “Twitter”:

Në të vërtetë jam në dyshim për një mungesë të tillë sjelljeje dhe edukate. Amerikanët të ulur në afërsi të Kate dhe William nuk duartrokitën dhe as e mirëpritën hyrjen e tyre.

Rikujtojmë se, së fundmi Prince William dhe Kate Middleton kanë vendosur që djali i tyre, Prince George, të qendrojë larg vëmendjes mediatike, pasi shkak u bënë kritikat dhe komentet fyese të bëra ndaj tij.

Ndërkohë, pak ditë më parë u publikua dhe traileri i filmit “Escaping The Palace”, ku portretizohen Prince Harry dhe Meghan Markle si personazhe kryesore dhe do të përfshijë gjithë anëtarët e familjes mbretërore.