Health & Beauty Lifestyle Love & Sex

Probleme me ereksionin gjatë sezonit të festave, pse ndodh kjo me meshkujt?!

Sipas ekspertëve, përqindja e meshkujve që hasin vështirësi në arritjen dhe ruajtjen e ereksionit gjatë ditëve të festave është e lartë. Mosfunksionimi i përkohshëm erektil i atribuohet faktorëve të stilit të jetesës, përkatësisht konsumimit të duhanit, alkoolit të tepërt, ndryshimeve në dietë dhe mungesës së aktivitetit fizik. Rritja e konsumit të pijeve alkoolike, mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të pasur ereksion, veçanërisht tek ata që pinë tepër për një periudhë të gjatë kohore.

Kjo për shkak se alkooli ka një efekt negativ në çlirimin e hormoneve seksuale, dëmton testikujt dhe redukton sekretimin e testosteronit, duke e bërë më të vështirë arritjen e ereksionit. Kequshqyerja ndikon negativisht edhe në funksionin seksual të meshkujve, edhe pse kjo jo drejtpërdrejtë.

Vaktet priren të jenë më të rënda dhe më të kripura. Këta faktorë janë disa nga shkaqet kryesore të mosfunksionimit erektil. Mungesa e ushtrimeve fizike kontribuon në shtimin e peshës, rritjen e presionit të gjakut, sheqerit në gjak dhe kolesterolit, çrregullime të njohura si shkaktarë të mosfunksionimit.

Hulumtimet që janë bërë tregojnë se ushtrimet fizike zvogëlojnë shanset e zhvillimit të saj. Ndërkaq, ata që flenë më pak se 8 orë kanë qarkullim më të dobët dhe nivele më të ulëta të testosteronit, duke çuar në mosfunksionim erektil dhe përfundimisht probleme në marrëdhëniet seksuale.

Disfunksioni erektil është një problem serioz, veçanërisht pas të 40-ave.  Rreth një e treta e meshkujve kanë vështirësi për të arritur ose mbajtur ereksion të mjaftueshëm për të kryer marrëdhënie seksuale në këtë moshë dhe kjo përqindje rritet gradualisht me kalimin e moshës.

Pavarësisht nga faktori që e shkakton, pasojat e disfunksionit erektil janë të rënda për psikologjinë e meshkujve, pasi ndikon në vetëvlerësimin e tyre, por edhe në marrëdhënien e tyre romantike. Për meshkujt që përjetojnë mosfunksionim të përkohshëm erektil zgjidhja është zbatimi i një stili jetese të shëndetshëm edhe gjatë këtyre ditëve festive. Sipas një studimi, seksi lihet mënjanë gjatë festave të fundvitit. Çdokush e ka mendjen të vrapojë për të dekoruar shtëpinë, për të zbukuruar pemën dhe për të blerë dhurata për njerëzit e shtrenjtë të zemrës.