Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Problemet shëndetësore që ‘luftoni’ duke konsumuar mana të bardhë!

Mani ose (Morus) është pemë shumëvjeçare nga familja Moraceae. Ekzistojnë 10-16 lloje manash të cilat prejardhjen e kanë nga Azia, Afrika dhe Amerika veriore. Në viset tona janë të përhapura dy lloje mani i zi dhe mani i bardhë. Fryti i manit përdoret si ushqim dhe për prodhimin e rakisë. Gjethi i manit të bardhë (Morus alba) dikur përdorej si ushqim për krimbat e mëndafshit për prodhimin e mëndafshit.

Maji dhe qershori janë muajt kur këtë frut magjik e gjeni kudo nëpër tregje. Përfitimet nga manat janë të shumtë duke nisur nga kontrolli i diabetit e deri tek ai i kolesterolit. Këto veçori mani i ka falë një substance që ka efektet e antioksidantëve, antokianina. Në mjekësinë bimore mani i bardhë përdoret për të trajtuar këto probleme apo shqetësime shëndetësore: ankthi, artriti, kapsllëku, kolla, tensioni i lartë, kolesteroli i lartë, diabeti dhe sistemi imunitar.

Studime të shumta vëzhguan se konsumimi i manit të bardhë në formën e frutit arrinte të ulte nivelin e sheqerit në gjak. Pasi përmes enzimave që gjenden tek ky frut, organizmi nuk përthith niseshtenë që gjendet apo përdoret për përgatitjen e disa ushqimeve. Ndërkohë përsa i përket kolesterolit, nëse konsumohet mani i bardhë për një periudhë nga 4-8 javë, do të vihet re një ulje e kolesterolit dhe e triglicerideve në gjak.

Rikujtojmë, se Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA po heton dy marka luleshtrydhesh organike të shitura në shumë dyqane ushqimore, për një lidhje të mundshme me një shpërthim të hepatitit A. Sipas FDA, shpërthimi në shumë shtete ka qenë i lidhur potencialisht me luleshtrydhet organike të quajtura FreshKampo dhe HEB. Përhapja po hetohet gjithashtu nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Agjencinë e Shëndetit Publik të Kanadasë dhe Agjencinë Kanadeze të Inspektimit të Ushqimit.