Health & Beauty

Produktet e skaduara që nuk duhet të hidhen!

Mund të mos jetë gjëja më e lezetshme për të bërë, por ka produkte që mund t’i vini në përdorim edhe pasi të ketë kaluar data e skadimit. Nga kujdesi për lëkurën te gatimi, këto përdorime alternative mund të jenë thjesht ato që ju duhen tani.

Nëse mendoni se ushqimi i prishur dhe produktet e grimit të skaduara i përkasin plehrave e keni gabim.

Avokado

Nëse nuk keni pasur mundësinë të përdorni avokadon tuaj të pjekur mos e hidhni. Mund ta përdorni për flokët tuaj. Avokado e prishur mund të jetë një krem hidratues i shkëlqyeshëm. Thjesht përziejeni atë dhe aplikojeni në flokë të thatë. Lëreni të qëndrojë për të paktën 6 orë dhe lajeni me shampon që përdorni zakonisht. Mos harroni se flokët tuaj mund të ndjehen të thatë në fillim, por pasi t’i lani 2 herë, ato do të jenë me shkëlqim dhe të butë.

9 Ways to Use Expired Products Instead of Throwing Them Away
Krem hidratues dhe pastrues make-up-i

Nëse keni një krem hidratues ose pastrues make up-i me përbërje qumështi të skaduar, mund t’i përdorni ato për pastrim dhe lustrim të çantave dhe kuletave.

9 Ways to Use Expired Products Instead of Throwing Them Away
Qumësht

Qumështi i prishur ende mund të përdoret për qëllime të ndryshme. Ju mund të bëni djathë shtëpie, madje edhe për të bërë petulla. Përveç gatimit, mund ta përdorni si maskë për fytyrën. Thjesht vendoseni në të gjithë fytyrën dhe shpëlajeni. Era mund të mos jetë aq e këndshme, por acidi laktik do të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj.

9 Ways to Use Expired Products Instead of Throwing Them Away
Krem rroje

Krem rroje mund të ripërdoret në mënyra të ndryshme pasi të ketë skaduar. Ajo është e shkëlqyeshme për pastrimin e papastërtive dhe yndyrës. Por gjëja më e habitshme që mund të bëjë është të pastroj nën thonjtë tuaj. Thjesht vendosni pak krem dhe pastrojini ato.

9 Ways to Use Expired Products Instead of Throwing Them Away
Kos grek

Kosi grek mund të sjellë përfitime të mëdha edhe pas datës së skadimit. Në fillim, mund të duket e çuditshme, por mund të bëhet një maskë e shkëlqyeshme për fytyrën. E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të përzieni kosin me mjaltë dhe kastravec dhe ta vendosni në fytyrën tuaj dhe ta lini të qëndrojë për 15 minuta. Pastaj, thjesht lajeni me ujë të ngrohtë.

9 Ways to Use Expired Products Instead of Throwing Them Away
Laps sysh dhe buzësh

Nuk është e sigurt të përdorni lapsa të skaduar të kozmetikës në sytë apo buzët tuaja. Sidoqoftë, mos i hidhni sepse mund t’i përdorni për të nënvizuar fjalët dhe fjalitë në libra ose si lapsa me ngjyra.

9 Ways to Use Expired Products Instead of Throwing Them Away