Health & Beauty

Produktet intime të menstruacioneve, ky shtet tashmë i ofron falas për të gjitha femrat

Skocia është bërë vendi i parë në botë që miratoi legjislacionin duke i bërë produktet menstruale për femrat të gjitha falas. Dje në Parlamentin Skocez u miratua projektligji që do të sjellë pa pagesë për femrat të gjitha sendet sanitare të tilla si tampona dhe lines, për çdo vajzë që i nevojiten.

Zëdhënësja e shëndetit Monica Lennon, e cila propozoi projektligjin, tha se ky është një legjislacion ‘praktik dhe progresiv’, i bërë posaçërisht për të përballuar më mirë jetesën në kohën e pandemisë.

Ky ligj thotë se shkollat, kolegjet dhe universitetet duhet t’i ofrojnë produktet menstruale falas. Qeveria skoceze dhe disa autoritete lokale i kishin siguruar këto produkte falas në shkolla prej kohësh, por tashmë kjo është një kërkesë ligjore që duhet zbatuar me patjetër.

Ky legjislacion u krijua për të frenuar varfërinë nga periodat, që ndodh kur vajzat ose gratë nuk mund të përballojnë blerjen e produkteve menstruale për të cilat kanë nevojë çdo muaj.