Celebrities Gossip Showbiz

Profesor Ledri?! Artisti na dha një shije nga projekti më i ri muzikor?!

“Ça bonë” titullohet projekti më i ri muzikor i tre artistëve shumë të pëlqyer. Bëhet fjalë pikërisht për Ledri Vula, Gjiko dhe Lumi B, në bashkëpunim edhe me Dj Flow. Një këngë që duket se po pritet me padurim nga fansat e artistëve, teksa ata na kanë dhënë një shije paraprake të këtij projekti.

Ledri Vula postoi vetëm dy ditë më parë një foto ku dukeshin të katërt artistët shumë të lumtur dhe festiv.

Një tjetër foto nga i njejti set postoi edhe Gjiko, ndërkohë që, Lumi B u dha goditjen finale në një imazh shumë të gëzueshëm.

Fansat nuk kanë ndaluar pyetjet lidhur me detajet e këtij projekti, dhe artistët nuk i lanë të zhgënjyer. Jo vetëm që është zbuluar titulli tashmë, por edhe një “?” ka qenë në qendër të të gjithë postimeve të tyre. Lumi B ka vendosur në foton e profilit pikërisht këtë shenjë pikësimi, teksa të njejtën gjë ka bërë edhe në një postim në Instagram vetëm dy orë më parë.

Gjiko poashtu ka vendosur të njejtën foto profili në rrjetin e tij social, teksa duket se Ledri i ka ndjekur kolegët e tij por me një imazh më ndryshe. Ndërkohë, vetëm tri orë më parë ai postoi një video ku shfaqej para një tabele teksa mbante edhe syze, dhe ngjasonte vërtet me një pofesor.

Nga projekti i ri muzikor tashmë dimë artistët dhe titullin, teksa data ende nuk është bërë publike. Ah po, dimë edhe që kjo këngë do të rezultojë një hit i padiskutueshëm i tre artistëve shumë të vlerësuar dhe të pëlqyer të showbiz-it shqiptar.