Lancio Music

Projektet më të reja muzikore që do të dëgjoni sonte në “Lancio”

E diela e ngrohtë e kësaj jave vjen nën shoqërinë e melodive që sjell “Lancio”. Programi i vetëm, i cili prezanton për ju projektet më të reja muzikore, nën moderimin e Albana Ruçi. Përgjatë dy orëve trasmetim në Top Albania Radio ju do të keni mundësinë të shijoni një larmishmëri këngësh.

Kanë bërë një rikthim të fuqishëm shumë artistë të huaj, të cilët kishin marrë një periudhë pauze të shkurtër nga bota e muzikës. Por nga ana tjetër artistët shqiptarë duket se kanë nevojë për pushim dhe për këtë javë ka vetëm një këngë të re.

Pa humbur kohë, le të shohim vetëm disa nga përzgjedhjet muzikore të kësaj jave, që do t’ju shoqërojnë mbrëmjen e sotme kudo që të ndodheni:

Artistët shqiptarë:

SKERDI x DREN – KREJT

Artistët e huaj :

Fred De Palma – Ti raggiungerò

24kGoldn – Love Or Lust

Rag’n’Bone Man – Fall in Love Again

King Combs feat. Future – Holdin Me Down